Aksident tragjik në Greqi, vdes e reja shqiptare/ U përplas me një mjet tjetër dhe doli të kontrollonte, por u godit nga një furgon

0

Një vajzë shqiptare ka humbur jetën në një aksident në aksin Patra-Athinë. Aksidenti ndodhi pak pas mesdite. Mjeti që drejtonte 22-vjeçarja shqiptare u përplas fillimisht me një tjetër mjet.

E reja doli nga mjeti për të kontrolluar dëmet që i ishin shkaktuar, kur është goditur nga një furgon i madh duke e lënë të vdekur në vend. Policia ndërkohë nisi hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu