Aksident tragjik në Itali, v*des 44-vjeçari nga Durrësi

0

Një 44-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali. Sipas mediave vendase, policia e gjeti Eduart Shakën jashtë makinës së tij, disa metra më tutje pas përplasjes kokë më kokë me një makinë që vinte nga ana e kundërt.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 44-vjeçari shqiptar, banues në Nervesa della Battaglia, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti i shqiptarit, Fiat Punto, është goditur ballë për ballë nga një automjet që drejtohej nga një 53-vjeçar italian.Ai udhëtonte me një automjet tip Golf.

Autoritetet italiane urdhëruan kryerjen e autopsisë, ndërkohë 5Carbonera, është marrë nën hetim. Golfi i drejtuar nga 53-vjeçari, ndodhej në korsinë e kundërt për arsye ende të paqarta dhe është përplasur kokë më kokë me Fiat Punton e Shakës.

Ndërsa përplasja ishte fatale për shqiptarin, 53-vjeçari mori dëmtime të lehta dhe u transportua në spitalin e Trevisos.

I lindur në Durrës, Eduart Shaka, i cili jetonte me vajzën e tij, u transferua në Itali në vitin 2010. Në provincën e Trevisos ai kishte gjetur terren të përshtatshëm për të zhvilluar aftësitë e tij dhe që nga viti 2019 ai menaxhonte me sukses një biznes zdrukthtarie me një person tjetër në Nervesa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu