Aksident tragjik në punë në Itali/ I ra pllaka e betonit në kokë, vdes 54-vjeçari shqiptar. Emri

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Franscineto të Italisë, ku një 54-vjeçari Edison Malaj me origjinë nga Shqipëria, ka humbur jetën pasditen e 16 Shkurtit gjatë orarit të punës.

Sipas mediave italiane, viktimës i ka rënë sipër një pllakë betoni.

Pllaka që po transportohej nga vinçi u shkëput dhe e goditi punëtorin shqiptar në kokë.

Pavarësisht transportit në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve, shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu