Aksident tragjik në Tepelenë. Përplasen tre mjete, një i vdekur, 3 të plagosur

0

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në bypassin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Njëra makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë dhe është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.

Në përplasja ka ndërruar jetë në vend një prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident ndërkohë që janë lënduar tre të tjerë.

Këta të fundit janë përcjellë për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar.

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu