Aksident tragjik, përplasen dy makina, humb jetën 4-vjeçari

0

SHKODËR- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër- Velipojë në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”. Mësohet se një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën përshkak të aksidentit. Sipas njoftimit të policisë mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina. Të plagosurit e tjerë ndodhen në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Informacion paraprak/ Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç. Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu