Aksident tragjik/ Përplasen dy mjete në fshatin Bërxull, ndërron jetë një i mitur i cili ndodhej në rrugë

0

TIRANË- Dy automjete janë përplasur në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, ku për pasojë ka ndërruar jetë një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Njoftimi nga policia

Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu