Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Bulqizë-Fushë Bulqizë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ura e qytetit Valikardhe, ku një mjet tip fuoristradë, më të cilin udhëtonte një familje, burrë e grua dhe katër fëmijë, ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën nëna, e identifikuar si Matilda Zogu dhe është plagosur rëndë një nga katër fëmijët. Pesë anëtarët e mbijetuar janë transportuar drejt spitalit të Bulqizës.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimin. Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksidentin që u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, pranë vendit të quajtur “Ura e qytetit”.
Policia bën me dije se një automjet ka dalë nga rruga duke udhëtuar në këtë aks dhe si pasojë ka humbur jetën një 31-vjeçare dhe janë plagosur 5 të tjerë.
Pesë të plagosurit po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit .
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Ura e qytetit”, aksi rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Fuoristradë’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë të daljes nga rruga të automjetit .