Një përplasje katastrofike ka ndodhur mes një kamioni dhe autobuzi. Ngjarja ka ndodhur në Afrikë ditën e sotme. 41 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë janë plagosur rëndë pas përplasjes së një autobusi me një kamion si pasojë e shirave të dendur në Mali.
Shkak i këtij aksidenti fatal është bërë infrastruktura rrugore. Ministria e transportit bëri me dije se ndër viktimat është edhe një foshnjëe.
Fillimisht u raportua vetëm për 37 të vdekur por bilanci u thellua më vonë. Tre nga personat e plagosur janë në gjendje të rëndë.
Afrika është një nga vendet me rrugët më të rrezikshme në botë dhe 26 persona për 100.000 banorë vdesin në aksidente rrugore, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.