Aksident zinxhir në Hungari, përplasen 43 automjete. Dhjetëra prej tyre përfshihen nga flakët, shihni videon me pamjet tragjike

0

Dhjetëra automjete janë përplasur në një aksident zinxhir në Hungari. Si pasojë, dhjetëra automjete janë përfshirë në flakë ndërsa ka dhe shumë të plagosur.

 

Mësohet se përplasja ka ndodhur në autostradën M1 rreth 15 milje (25 kilometra) në perëndim të Budapestit, kryeqyteti i Hungarisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije 6 persona rrezikojnë jetën ndërsa 7 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Zjarret, të cilat përfshinë automjetet tashmë janë shuar falë 4 helikopterëve dhe ekipeve të zjarrfikësve të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Siç shihet dhe në pamje, në zonë ka ende ka punonjës të ekipeve të kërkim-shpëtimit. Shkak për aksidentin e rëndë rrugor është bërë mjegulla e cila e ka vështirësuar pamjen për drejtuesit e mjeteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu