Policia e Tiranë ka bërë bilancin e fundjavës, ku ka deklaruar se 5 persona janë arrestuar, dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Sipas policisë, persona e arrestuar janë autorë të aksidenteve automobilistike, drejtim, të mjetit pa leje dhe në gjendje të dehur.
Si pasojë e aksidenteve të fundjavës, kanë humbur jetën 2 persona.
Po ashtu blutë e kryeqytetit kanë proceduar në gjendje të lirë dy persona, pasi dyshohet se kanë vjedhur sasi të konsiderueshme të produkteve të një marketi.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasit A. Sh., 18 vjeç dhe K. A., 25 vjeç (vëllezër), të dy banues në Selitë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa produkte në një market. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një biçikletë të dyshuar të vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç;
– K. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, në afërsi të TEG-ut, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin E. K., 82 vjeç;
– G. Q., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin;
– Z. V., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. D., 25 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 25-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.