Mbahet masa e sigurisë për Ish kryedoganierin Arlind Lagji.
Lagji shkaktoi 2 aksidente 3 ditë më parë. Ai u largua nga vendngjarja e parë dhe aksidentoi një tjetër automjet pak metra më larg.
Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi masën e arrest me burg për Arlind Lagjin.
Lagji është përballur me akuzat: aksident nga pakujdesia dhe largim nga vendngjarja.
Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Arlind Lagjin ish drejtorin e doganës së Fierit i cili ditën e hënë në datën 20 mars shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg teksa gjyqtarja e kësaj çështjeje Dorina Stroka e ka pranuar kërkesën.