Aksidenti i frikshëm/ Q-7 shkatërrohet plotësisht në oborrin e banesës, transportohen me urgjencë në Tiranë të rinjtë (Emrat)

0

Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Një automjet Audi Q7, për shkak të shpejtësisë, doli nga autostrada dhe përfundoi në oborrin e një banese afër rrugës.

Burime bëjnë me dije se dy të rinjtë që ndodheshin në foristradë janë Matias Rakipi dhe Sebastian Sefa, të cilët për shkak të plagëve të marra janë transportuar me urgjencë nga spitali i Lushnjës për në Tiranë.

Siç shihet dhe nga pamjet makina ndodhet e përmbysur dhe e shkatërruar plotësisht, duke dëshmuar shpejtësinë e madhe me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen veprimet ligjore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Kujtojmë se disa vite më parë një rast i ngjashëm i mori jetën një të moshuare në oborrin e banesës së saj në afërsi të rrugës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu