Aksidenti i rëndë gjatë natës te ‘Pallati me Shigjeta’ në Tiranë, ndërron jetë 33-vjeçari

0

TIRANË- Aksident me pasojë vdekjen në kryeqytet. Aaksidentin që ndodhi në afërsi të ‘Pallatit me Shigjeta’. Në aksident ishte përfshirë një motor, drejtuesi i së cilës ka ndërruar jetë. Kështu informon mëngjesin e sotëm policia e shtetit, e cila ka dhënë më tepër detaje.

Policia sqaron se një 24-vjeçar me inicialet L.D i cili po drejtonte mjetin, përplasi motorin i cili po drejtohej nga një 33-vjeçar. Ky i fundit nuk i ka mbijetuar dot plagëve duke gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu