Kosovë – Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur këtë të martë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar.
I plagosuri është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.