Aksidenti me dy viktima në Tiranë-Durrës, gjykata jep masën “arrest në burg” për Arbër Tivarin

0

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”, për Arbër Tivarin, i cili drejtonte mjetin që u aksidentua pak ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ndërruan jetë Roxhesa Klironomi 24 vjeçe dhe Silva Gjergji, 26 vjeçe. Edhe Tivari pësoi dëmtime të rënda dhe aktualisht ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.

26-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit dhe shkaktoi aksidentin që u mori jetën dy vajzave në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e së dielës dyshohet se ishte në ndikimin e alkoolit.

Arbër Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit pasi gjatë viteve të fundit ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga burgu. Për herë të fundit, Tivari është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu