Jona Gegaj, një nga dy protagonistët e aksidentit të rëndë në ajër me parashuta që ka ndodhur ditën e djeshme në Prizeren, ka reaguar në Fb për vdekjen në spital të kolegut të saj sportist, Fatos Gerxhalliu.
“Dje, më datë 19 korrik, u ndeshëm aksidentalisht në ajër unë dhe kolegu Fatos Gerxhaliu. Me dhimbje të thellë mora lajmin qe Fatosi humbi betejën me jetën. Fatos, kemi me t’kujtu sa të kemi jetë, ty dhe mirësinë tënde. Bashkëndiej dhimbjen me kolegë e familjarë”, shkruan Jona Gegaj.
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike njoftoi të dielën, se ka ndodhur një aksident në mes dy parashutistëve, të cilët janë përplasur gjatë kohës së fluturimit. Si pasojë e këtij aksidenti, një person, Fatos Gërxhalliu ka vdekur, kurse Jona Gegaj ka mbetur e lënduar. KHAIA shtoi, se aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Korishë të Prizrenit.