Elbasan/ Përplasen 2 mjete, plagoset rëndë 45 vjeçari

0

Një person 45 vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është nisur drejt Spitalit Kirurgjik të Elbasanit pasi është përplasur nga një automjet i tipit benz në afërsi të urës së Shkumbinit në lagjen Shënkoll.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri drejtonte mjetin motor ndërsa është përplasur me një automjet duke marrë plagë të shumta. Pamjet e siguruara nga vendngjarja janë mjaft të rënda, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi A.B., banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin J.Ç., 74 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtues i motoçikletës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu