Aksidenti me vdekje, arrestohet 53-vjeçari, kërkoi që t’ia hidhte fajin gruas

0

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 53 vjeç, banues në Vlorë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në kohën që është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi Rr. V., 73 vjeç, automjeti tip “Ford” drejtohej nga shtetasi M. Gj. dhe jo nga bashkëshortja e tij, siç ata deklaruan fillimisht.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu