Aksidenti në Berat, dëshmitari: Ambulanca po qëndronte matanë rrugës

0

Sipas dëshmitarit, viktimat ndërruan jetë nga mbytja në lumë dhe jo nga rënia e makinës

Një dëshmitar i aksidentit në Berat, ka treguar se si ka ndodhur ngjarja. I riu tha se ambulanca është vonuar shumë dhe se në momentin që makina ndodhej në ujë, ambulanca po qëndronte matanë rrugës.

Unë nuk e pashë, por me sa më thanë ishte parakalim i keq. Pashë kur nxorën fëmijën dhe ishte pa ndjenja. Më habiti dhe ambulanca, që qëndronte matanë rrugës, kur makina ishte në ujë. Ndërkohë, nuk dihej sa vetë ishin në makinë”, tha dëshmitari.

Sipas dëshmitarit, viktimat ndërruan jetë nga mbytja në lumë dhe jo nga goditja e makinës

“Nga mbytja, pasi makina hyri ngadalë në lumë, hyri me kokë dhe pastaj u kthye. Dyert nuk mund të hapeshin. Ishim pesë veta, ndoshta po të ishim dhjetë çuna më shumë mund ta kishim kthyer makinën dhe t’i kishim shpëtuar jetën”, tha ai.

Sipas një tjetër dëshmitari, shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i të resë.

“Pashë që u fut në parakalim dhe i preu rrugën një maune. Sa mbaroi parakalimin, u fut në rrugën e saj dhe nuk po mblidhte dot makinën. Preu timonin majtas-djathtas derisa përfundoi në lumë”, tha një dëshimtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu