Aksidenti në Maliq, identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i makinës

0

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i cili duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin Roland Shahinasi dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Policia informon se: Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas një pune intensive hetimore, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i G. T., 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje Roland Shahinasi, 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu