Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me aksidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Sukth – Manzë, ku për pasojë mbeti i vrarë shtetasi me iniciale M.N.
Viktima ishte pasagjer në motomjetin pa targa që drejtohej nga shtetasin, Gj.R, në momentin që është përplasur fillimisht nga shtetasi A.H, 24 vjeç dhe ka rënë në tokë, ndërsa i riu është larguar nga vendi i ngjarjes.
Më pas viktima është goditur edhe nga automjeti me drejtues shtetasin H.H. i cili po ashtu është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia bën me dije se ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve dhe po ashtu edhe drejtuesin e motomjetit.