Aksidenti në Pogradec, turistja italiane niset me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë

0

Turistja italiane që u përplas pasditen e sotme në aksin Pogradec-Lin ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Për shkak të përkeqësimit të shëndetit, turisja është nisur nga spitali i Pogradecit me helikopterë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2023, rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Piskupat, Pogradec, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., rreth 31 vjeçe, e cila për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 33-vjeçari ndodhet në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur, si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motomjetit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit, në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin e ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu