Aksidenti në Serbi, pasagjeri: Shoferi s’la automjet pa kaluar, edhe borëpastruesen

0

Shoferi i autobusit me shqiptarë të Kosovës, që u aksidentua në Serbi mbrëmjen e së martës, nuk la makinë në rrugë pa e parakaluar. Këto akuza të forta ndaj shoferit të autobusit “Zhitia Turist”, janë lëshuar nga njëri prej pasagjerëve në të, i cili shprehet se, si pasojë e parakalimeve të njëpasnjëshme që po kryente shoferi, kjo ishte arsyeja se pse ndodhi aksidenti.

Taulant Thaçi quhet pasagjeri që ka bërë denoncimin, i cili me anë të një postimi në Facebook thotë se para aksidentit, shoferi nuk la automjet pa tejkaluar dhe në rastin e fundit ishte duke tejkaluar kamionin që bënte pastrimin e borës, por që nuk e arriti, duke u përmbysur në anë të rrugës.

Postimi i plotë:

Fal zotit shpetuam, pasi te gjitha gazetat than se aksidenti u be shkaku i rruges se pa pastruar per ta larguar fajin nga kompanija apo shoferi desha te tregoj sakt si pjestar i autobusit qe isha ulur para dhe e pash te gjith ngjarjen,shoferi nuk la automjet pa kaluar automjet apo kamijon dhe ne rasitn e fundit ishte duke e tejkaluar kamijonin i cili bente pastrimin e rruges po qe nuk arriti,media mos genjeni ju lutem dhe mos e shperndani lajmin aq shpejt ne keto raste sepse ka dikush qe merzitet nga mos arritja e lajmrimit se a jan gjall apo jo dhe mos e mbroni askend por tregoni te verteten ju kisha lut ta shperndani Respekt.

Si ndodhi aksidenti:

Një autobus i një kompanie turistike me targa të Kosovës është përfshirë mbrëmjen e së martës në një aksident rrugor në afërsi të Krushevacit në Serbi. Për fat të mirë është mundur të shmanget tragjedia, duke mos lënë pas asnjë viktimë. 17 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Krushevcit janë vetëm 9 prej tyre. Nga hetimet paraprake rezultoi se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë si pasojë e motit të keq. Dyshohet se, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit, ka kaluar në korsinë e majtë dhe më pas është përmbysur anës rrugës. Xhami i përparmë është thyer si pasojë e përplasjes dhe nga aty besohet se kanë arritur të dalin të mbijetuarit. Pasagjerët që nuk kanë pësuar lëndime kanë vazhduar rrugë drejt Sllovenisë rreth orës 23.45 me një autobus tjetër. Në lidhje me aksidentin në fjalë, mediat serbe raportojnë se ky është autobus që kryen linjën Prishtinë – Graz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu