Aksidenti në tunelin e Kalimashit, policia jep njoftimin: 2 të vdekur dhe 3 të plagosur nga përplsja e dy mjeteve me një autobot (Video)

0

2 të vdekur dhe 3 të plagosur nga përplsja e dy mjeteve me një autobot është bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi në tunelin e Kalimashit mbrëmjen e sotme.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu