Aksidenti në Tunelin e Kalimashit, reagon policia: Tre të plagosur nga përplasja e një makine dhe mjetit të mirëmbajtjes së rrugës! Ndodhen në spital

0

KUKËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e regjistruar paraditen e sotme në Rrugën e Kombit. Policia bën me dije se aksidenti është regjistruar rreth orës 10:15 në dalje të tunelit të Kalimashit.

Më tej bëhet me dije se në aksident janë përfshirë një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona.

Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Ende nuk ka një informacion në lidhje me gjendjen e të plagosurve. Gupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak. Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.