Aksidenti në Vlorë, dy miqtë garë shpejtësie me një makinë tjetër, makina

0

Savjo Dhimojani, 21 vjeçari që humbi jetën dje në Radhimë dhe Ari Canaj miku i tij i plagosur në gjendje të rëndë po kryenin gara shpejtësie me një makinë tjetër. Sipas dëshmitarëve, Dhimojani dhe Cajan po garonin me makinën e tyre “Ford” me një automjet tjetër “BMW”.

Në momentin e marrjes së kthesës, “Fordi” ka rrëshqitur duke dalë nga rruga. Për pasojë, makina u përplas me një shtyllë betoni dhe u nevojit ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë dy të rinjtë nga automjetit. Automjeti “BMW” është larguar nga vendngjarja menjëherë.

Ari Canaj dhe Savjo Dhimojani ishin miq që në fëmijëri. I pari ishte kthyer nga Gjermania dhe një ditë para aksidentit festoi ditëlindjen. Të dy të rinjtë u dërguan në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, por plagët e Dhimojanit ishin fatale duke i marrë jetën. Më pas, Canaj u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu