Aksidenti në Vlorë/ Familja nga Kosova sapo ishte kthyer nga Turqia (EMRAT)

0

VLORË- Familja Mithi nga Kosova u përfshi mëngjesin e sotëm në aksident në aksin rrugor Fier-Vlorë. Andi Mithi, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen pasi ishin kthyer nga Turqia, humbi kontrollin e makinës, duke u kthyer përmbys.

Nga aksidenti i rëndë, 6-vjeçari Orhan Mithi, ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, si dhe bashkëshortja e tij Albana Mithi 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu