Aksidenti nga përplasja e trenave në Spanjë/ Gjenden nën rrënoja dy trupa të tjerë, shkon në 45 numri i viktimave

0

SPANJA- Dy trupa të tjerë u gjetën pasditen e sotme në vendngjarje ku u përplasën të dielën, dy trena me shpejtësi të lartë, në Adamouth të Andaluzia, njoftuan ekipet e shpëtimit. Numri i të vdekurve tani është 45.

“Këta janë dy të vdekurit që nuk ishin gjetur ende,” shpjegoi një zëdhënës për AFP.

Mediat e huaja shkruajnë se viktimat ndodheshin në një karrocë të trenit të kompanisë Renfe, i cili u përmbys kur u përplas nga një tren tjetër, i një kompanie private, që vinte nga drejtimi i kundërt. Bilanci i këtij aksidenti mbetet tragjik, ndërkohë që autoritetet sapnjolle po vijonë hetimet në lidhje me këtë ngjarje