Aksidenti tek TEG-u/ Policia jep detaje: Makina u fut në kundërvajtje, u plagosën 5 persona

0

Pesë persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në zonën e Saukut në Tiranë. Policia sqaron se në aksident u përfshi një autobus i linjës së Petrelës dhe një automjet tjetër.

Për pasojë mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, ku tre prej tyre pasi morën trajtimin mjekësor u larguan nga spitali.

Nga verifikimet paraprake thotë policia rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi I. A., ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi I. A., ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin.

Po kryhen procedurat për ndalimin e shtetasit I. A.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu