Vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, deklaron sot dëshmitari i katërt

0

Është mbajtur sot seanca e katërt e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në seancë të mbyllur po dëgjohet dëshmitari i katërt, ku para se të fillojë dëgjimi i dëshmitarit të mbrojtur para trupit gjykues, prokurori i specializuar ka kërkuar që seanca të vijojë në sesion privat.

Në sallën e gjyqit, sot (e mërkurë) janë të pranishëm Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe ka thënë se do të prezantojë një mocion në seancë private.

Para fillimit të dëshmisë, kryegjykatësi, Charles L. Smith ka bërë të ditur përmes urdhrit me gojë, kërkesën e mbrojtjes së Rexhep Selimit, ku tha se nuk ka bazë ligjore që të heq nga procesverbali pjesë për të cilat nuk pajtohet mbrojtja.

Smith ka theksuar se trupi gjykues ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Selimit.

“Dëshmia është dhënë, do të gjykohet në mënyrë të përshtatshme nëse është e nevojshme dhe në përputhje me vendimin e datës 17 prill nga trupi gjykues. Prandaj, kërkesa e zotëri Selimi rrëzohet”, ka shtuar Smith.

Në seancën e sotme, Smith bëri të ditur se nuk do të ketë seanca në javën e parë të tetorit. Por, do të do të ketë seanca një javë më parë, me 25, 26 dhe 27 shtator.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu