Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë, reagon bashkia e qytetit! Nesër homazhet për të rinjtë që humbën jetën

0

Në orët e para të datës 1 janar, aksi rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” regjistroi një aksident që rezultoi fatal për 3 të rinjtë, Klajdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruçi, 27 vjeç dhe Martin Dulaj, 25 vjeç.

E plagosur rëndë ka mbetur e fejuara e këtij të fundit, Arsida Demiri 19 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Anxhelo Ruci dhe Klajdi Myftari po udhëtonin së bashku kur u aksidentuan me Dulajn dhe 19-vjecaren. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar dhe Bashkia e Tepelenës teksa ka ndarë dhe detaje nga ceremonia mortore që do të zhvillohet për 3 të rinjtë ditën e nesërme.

Njoftimi i Bashkisë së Tepelenës:

Ngjarja e rëndë e ndodhur në këtë ditë të vitit ka tronditur thellë gjithë komunitetin e Tepelenës.

Ky fillim viti na gjen të pikëlluar, jo për një lindje apo gëzim, por për humbjen e parakohshme të tre të rinjve, bij të këtij qyteti të vogël.

Me hidhërim të thellë dhe në emër të Bashkisë Tepelenë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e Martinit, Anxhelos dhe Klajdit, si edhe për të afërmit, shokët e miqtë e tyre.

Zoti ju dhëntë forcë, durim dhe kurajo për të përballuar këtë tragjedi të rëndë. Kujtimi i tyre do të mbetet i paharruar në zemrat e të gjithëve.

Ceremonia mortore do të bëhet për:

Martin Dulaj në fshatin veliqot ora 11.00

Anxhelo Ruçi në varrezat e qytetit Majkosh ora 11.00

Klajdi Myftari në varrzat e qytetit Majosh ora 12.00