Aksidenti tragjik, mësohen emrat e viktimës dhe tre të plagosurve të tjerë

0

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen rëndë të 3 të tjerëve ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Peshkopi-Maqellarë.

Sipas informacioneve të para të policisë mjeti ka dalë nga rruga, ndërsa ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi Edison Hamzaj 30 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet Albert Hamzaj 24 vjeç, Denis Hamzaj 21 vjeç dhe Premtim Hamzaj 27 vjeç të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Informacion i policisë Dibër:

Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes,po hetohet për shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu