VLORË- Bilanci i aksidentit të rëndë ditën e sotme në Vlorë është përkeqësuar. Kjo pasi nga aksidenti ka humbur jetën dhe adoleshenti që ndodhej pasagjer në motor.
Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi pas daljes nga rruga të motomjetit me të cilin ata udhëtonin. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti ku një motomjet tip Piagio ka humbur kontrollin dhe si pasoje ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një shtyllë tjetër druri.