Aksidentohet autobusi me pasagjerë në Tiranë. 5 në spital

0

Tiranë- Aksidentohet autobusi me pasagjerë në Tiranë. 5 persona të lënduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Sauk. Autobusi i Petrelës u përplas me një makinë.

Sipas uniformave plu, nga aksidneti kanë mbetur të plagosur 5 persona, 4 prej të cilëve janë hsoferi dhe pasagjerët e mjetit, teksa një pasagjere e autobusit.

Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i makinës, i cili i ka dalë para autobusit.

Policia informon se ‘në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu