Aksidentohet autobusi me turistë nga Maqedonia e Veriut, 1 viktimë dhe 12 të plagosur

0

 ITALI- Në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një qytetari dhe lëndimin e 12 të tjerëve, të gjithë nga Maqedonia e Veriut.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Autobusi ishte o një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut.

Siç njoftojnë nga MPJ, në vendngjarje ka humbur jetën drejtuesi i autobusit, ndërsa 12 pasagjerë kanë marrë lëndime të lehta.

“Ministria, nëpërmjet Ambasadës në Romë, vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPJ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu