Aksidentohet i moshuari në Korçë, transportohet në spital

0

Një i moshuar është aksidentuar në Korçë.

Mësohet se 90-vjeçari ka rënë nga motori dhe ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit.

Sipas policisë i moshuari ka humbur kontrollin e motorit dhe është rrëzuar përtokë.

90 vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia është në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu