Aksidentohet makina ku udhëtonin dy të rinj, ndërron jetë 24-vjeçari, rëndë tjetri

0

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, ku ka humbur jetën një 24-vjeçar e ndërsa ka mbetur i plagosur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, ku mjeti që po udhëtonin dy të rinj ka dalë nga rruga.

Viktima është identifikuar si G.M., 24 vjeç e ndërsa shoferi K.M.. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, teksa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu