Aksidentohet me makinë shtetasi kinez në Vlorë, plagoset edhe pasagjerja

0

Një aksident me dy të plagosur ka nddhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë.

Për pasojë, policia thotë se janë dëmtuar dy shtetas, shoferi kinez dhe një shtetase e huaj 61-vjeçare. Makina e tyre dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga.

“Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, shtetasi i huaj me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja e huaj K. Zh., 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu