Aksidentohet motori i picave në Elbasan (Video)

0

Nga Erika Murra

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Elbasan.

Një motor picash është përplasur me një mjet në afërsi të Universitetit.

Për pasojë, drejtuesi i motorit ka rënë në asfalt dhe ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Pamje ekskluzive nga Infoweb Media:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu