P. N., 64 vjeç dhe dy ushtarë, pjesë të Forcave të Armatosura në Shqipëri kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mjeti i ushtrisë drejtohej nga 64-vjeçari që ka humbur kontrollin në zonën e quajtur “Qafa e Vishës”, në Himarë.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit të ushtrisë e dy ushtarët, G. H., 23 vjeç dhe J. Ll., 32 vjeç, kanë mbetur të plagosur. Ata ndodhen në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, shtetasi P. N., 64 vjeç, duke drejtuar një automjet të ushtrisë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. 64-vjeçari, së bashku me 2 prej ushtarakëve që udhëtonin në këtë mjet, shtetasit G. H., 23 vjeç dhe J. Ll., 32 vjeç, ndodhen në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.