Aksidentoi 38-vjeçarin dhe u largua, arrestohet shoferi ne Korce

0

Një 26-vjeçar me iniciale S.D është arrestuar pasi ka përplasur me mjetin e tij një motor tip “Honda”, dhe më pas ka  braktisur të lënduarin  në rrugë.

Si pasojë drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Por arratia e 26 vjeçarit nuk zgjati shumë, pasi pak orë pas ngjarjes ai u vu në pranga nga policia e Korçës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit S. D., 26 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi duke drejtuar mjetin tip ‘Volkswagen’, ky shtetas ka aksidentuar shtetasin O. J., që drejtonte një mjet motor tip ‘Honda’, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu