Aksidentoi dy gra, njëra vdes, policia arreston shoferin 34-vjeçar

0

Një 34 vjeçar banues në Roskovec është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetaset dy gra, banuese në Marinëz, Roskovec.

Ngjarja ka ndodhur në datë 28.12.2020, rreth orës 16:30, në fshatin Marinëz dhe si pasojë e saj ka ndërruar jetë një 60 vjeçare.

Pas verifkimeve përkatëse, policia ka konstatuar se shoferi ishte i dehur në timon në momentin që bëri aksidentin.

Fier/Informacion

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan shtetasin S. P., 34 vjeç, banues në Roskovec pasi në datë 28.12.2020, rreth orës 16:30, në fshatin Marinëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel Astra”, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetaset Z. K., 60 vjeçe dhe N. K., 33 vjeçe, banuese në Marinëz, Roskovec.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dyja shtetaset të cilat u dërguan në spitalin e Fierit dhe të nesërmen ka ndërruar jetë në spital shtetasja Z. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu