Arrestohet nga policia e Elbasanit i riu që aksidentoi për vdekje 18-vjeçarin

0

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi duke drejtuar automjetin e tij tip Opel, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një 18 vjeçar.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale E.H. 22 vjeç banues në fshatin Rodokal, Pogradec.

Ndër të tjera uniformat blu theksojnë se i riu duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit

“Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, pasi në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu