Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg regjisorin Petri Bozo

0

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Petri Bozon.

Regjisori Petri Bozo përplasi për vdekje me automjet një 7-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd” në fshatin Mengël, pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”,

I mituri ishte me nënë e cila kishte dërguar vajzën në shkollë.

Fatkeqësisht 7-vjeçari u përplas nga automjeti dhe për pasojë humbi jetën.