Aksidentoi për vdekje 82-vjeçarin/ Tiranë, vihet në pranga i mituri

0

Policia e Tiranës ka arrestuar një të mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë në zonën e yrshekut.

Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.