Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Dibër, ku një 19-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një këmbësor. Aksidenti ndodhi në rrugën dytësore që lidh fshatrat Kurdari dhe Suç.
Pas incidentit, i riu është arrestuar dhe tani ndodhet në pranga. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, ku do të kryhen veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmë se, Sektori i Policisë Rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.S., 19 vjeç, banues në fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 42-vjeçar (këmbësor).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.