Aksidenton të miturin dhe largohet nga vendngjarja,arrestohet 38-vjeçari

0

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. O., 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Nangë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin e mitur V. Sh. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri, pasi ka marrë mjekim në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu