Policia e Tiranës goditi një grup kriminal që ushtronte aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike. Aksioni është kryer pas mobileri “Ardenos” në Kashar, autostrada Tiranë-Durrës në banesën e Elton Tafës.
Të arrestuarit janë: Elton Tafa, Egzon Murataj, Mhill Boja dhe Gerrard (Ervin) Kaçi. I ndaluari Tafa rezulton të ketë precedentë penal për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje të makinave.
Në orët e ardhshme pritet që policia të dalë me informacion të plotë për aksionin e kryer.