Aksion i Policisë së Vlorës/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

0

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë intensifikuar veprimet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që parkojnë gabim automjetet e tyre, duke sjellë problematika në lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve të tjera, me fokus të veçantë zonat më të frekuentuara të qytetit, si: “Muradia”, bulevardi “Ismail Qemali”, Lungomare, si dhe akse të tjera me fluks të shtuar për shkak të sezonit turistik.

Si rezultat: Janë vendosur qindra masa administrative ndaj drejtuesve që kishin zënë trotuaret dhe rrugëkalimet për këmbësorë; Janë larguar me karrotrec dhjetëra automjete që pengonin qarkullimin në këto zona.

Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, për të garantuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Apeli për drejtuesit e automjeteve:

Parkimi i dyfishtë nuk do të ndëshkohet vetëm administrativisht, por edhe penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal. Respektoni rregullat e qarkullimit, pasi çdo shkelje do të ndëshkohet dhe mjeti do të tërhiqet me karrotrec!