Aksion kundër lojërave të fatit, 4 të arrestuar në Maliq

0

Një aksion i mbrëmjes së djeshme nga komisariati i Maliqit ka rezultuar me arrestimin e 4 të rinjve dhe procedimin e një shtetasi tjetër.

Sipas informacioneve, policia ka ushtruar kontroll në një lokal ‘play station’, i cili shfrytëzohej për baste sportive.

Nga kontrollet e kryera, 4 të rinjtë në telefonat e tyre ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit duke vendosur skedina. Ata u arrestuan, ndërsa pronari i lokalit do të procedohet në gjendje të lirë. Janë sekuestruar telefonat dhe materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Ky nuk është rasti i vetëm në Maliq, pasi disa aksione rradhazi kanë rezultuar me arrestime të të rinjve lidhur me këtë veprimtari bastesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu